Ekspozita “Përvoja e Vllatko Stefanovskit” kushtuar karrierës muzikore 50-vjeçare të tij u hap dje në Qendrën Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb. Ekspozita paraqet një përzgjedhje fotografish nga koncertet që dokumentojnë fazat e ndryshme të karrierës solo të Stefanovskit.
Autorët e fotografive janë Angel Sitnovski, Stefan Rajhl, Ognen Acevski dhe Nemanja Gjorgjeviq, fotografë që e kanë ndjekur Stefanovskin për shumë vite në shfaqjet dhe turnetë e tij në vend, në Serbi dhe më gjerë.
Fotografitë kapin jo vetëm dinamikën e shfaqjeve, por edhe atmosferën e koncerteve, reagimet e publikut dhe përkushtimin me të cilin Stefanovski ngjitet në skenë.