Edicioni i 65-të i festivalit “Vera e Ohrit” do të hapet më 12 korrik në orën 21:00. në skenën e Teatrit Antik me koncert nga Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë.
Soliste do të jetë pianistja amerikane Claire Huangqi kurse dirigjent do të jetë Edwin Outwater nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin “Pajdushkën” nga Damir Imeri, valle simfonike nga “Tregimi nga ana perëndimore” nga Leonard Bernstein dhe “Rapsodi në të kaltër” nga George Gershwin.