Shfaqja teatrore “Una”, e realizuar sipas romanit me të njëjtin titull të Momo Kaporit, me adaptim të Stevan Koprivicës dhe regji të Dejan Projkovskit, u shfaq në edicionin e 66-të të “Verës së Ohrit”, në produksion të teatrit të Beogradit “Zvezdara”.
Drama intime dhe emocionale trajton temën e përjetshme të dashurisë, por edhe luftën e individit për liri personale dhe autenticitet. Në rolet kryesore interpretuan Nikola Ristanovski në rolin e profesorit Mishel Babiq dhe Magdalena Mijatoviq në rolin e Unës, së bashku me Sena Qoroviq dhe Marko Gvero.
Publiku në Qendrën e Kulturës “Grigor Përliçev” shijoi interpretimin mbresëlënës të aktorëve, skenografinë dinamike të Valentin Svetozarevit dhe muzikën e Goran Trajkovskit, duke e shpërblyer shfaqjen me duartrokitje të fuqishme.
“Una” dëshmoi se edhe sot, në një kohë të dinamikës teknologjike dhe shoqërore, dashuria, liria dhe sinqeriteti njerëzor mbeten tema universale dhe të fuqishme.