Teatri Turk me “Amadeus” në festivalin MITEM në Budapest

Teatri Turk me “Amadeus” në festivalin MITEM në Budapest

Teatri Turk – Shkup merr pjesë në edicionin e trembëdhjetë të festivalit MITEM në Budapest me shfaqjen “Amadeus”, në regji të Andrej Cvetanovskit.

 

MITEM konsiderohet një nga festivalet më të rëndësishme teatrore në Evropë, ku ndër vite kanë performuar autorë dhe regjisorë të njohur si Robert Wilson, Eimuntas Nekroshius, Silviu Purcarete, Theodoros Terzopoulos dhe Diana Dobreva.

 

Kjo është pjesëmarrja e dytë radhazi e Teatrit Turk – Shkup në këtë festival, pas paraqitjes së vitit të kaluar me shfaqjen “Të verbërit”, në regji të Kendrim Rijanit. Pas pritjes së shkëlqyer dhe kritikave pozitive, teatri ka marrë sërish ftesë për pjesëmarrje.

Accessibility Menu