Ju informojmë se Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror „11 Tetori“ ka shpallur Konkurs për dhënien e çmimit shtetëror „11 Tetori“ për vitin 2026.
Me çmimin shtetëror „11 Tetori“ jepet mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Çmimi shtetëror u ndahet individëve, grupeve krijuese, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve nga vendi.
Çmimi shtetëror, sipas kushteve të përcaktuara në Konkurs, mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve krijuese, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë, me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konkursi do të zgjasë nga 1 deri më 30 maj 2026.
Konkursi dhe fletë aplikimi janë të qasshëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
https://kultura.gov.mk/mk-MK/konkursi/drzavni-nagradi/drzavni-nagradi
Me respekt,
Ministria e Kulturës dhe Turizmit