“Frikë dhe shpresë” – premierë e re në Teatrin Kombëtar Maqedonas

“Frikë dhe shpresë” – premierë e re në Teatrin Kombëtar Maqedonas

Shfaqja “Frikë dhe shpresë” e autorit gjerman Franz Xaver Kroetz, me regji nga Tatjana Mandiq-Rigonat nga Beogradi, do të ketë premierë më 22 prill në Teatrin Kombëtar Maqedonas (MNT).

 

Shfaqja sjell një kast të fuqishëm aktorësh: Aleksandar Mikiq, Tanja Koçovska, Toni Mihajllovski, Nikolla Ristanovski, Sashka Dimitrovska, Sashko Kocev, Darja Rizova, Natalija Teodosieva, Damjan Cvetanovski dhe Nela Pavlovska.

 

“Frikë dhe shpresë” është një partiturë dramatike e përbërë nga skena që rrotullohen rreth një gjendjeje qendrore: njeriu bashkëkohor i shtyrë në kufijtë e ekzistencës. Personazhet jetojnë nën presionin e papunësisë, frikës nga humbja e punës, ndjenjës së vlerës së ulët dhe pasigurisë së vazhdueshme. Marrëdhëniet intime bëhen hapësirë ku derdhet e gjithë frustrimi, ndërsa dinjiteti njerëzor përballet drejtpërdrejt me mekanizmat e ashpër të sistemit kapitalist bashkëkohor.

 

Premiera do të mbahet më 22 prill, ndërsa shfaqjet e radhës janë planifikuar për më 27 dhe 28 prill. Biletat janë të disponueshme në sportelin e MNT-së.

Accessibility Menu