Slogani “Hap një dritare drejt botëve të reja” shënon edicionin e 38-të të Panairit të Librit, i cili do të mbahet nga 23 deri më 29 prill në Arena Boris Trajkovski në Shkup.
Gjatë shtatë ditëve, vizitorët do të kenë mundësi të zgjedhin nga një ofertë e pasur librash nga autorë vendas dhe të huaj, si dhe të marrin pjesë në mbi 100 promovime, takime me autorë, punëtori dhe diskutime. Me pjesëmarrjen e më shumë se 60 shtëpive botuese dhe rreth 30.000 vizitorë të pritur, panairi konsiderohet manifestimi më i madh kulturor i dedikuar librit dhe leximit.
Vëmendje e veçantë i kushtohet lexuesve më të vegjël, me sesione tregimesh të organizuara, ndërsa të rriturit do të kenë mundësi për takime të drejtpërdrejta me autorë të njohur.
Panairi do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00. Çmimi i biletës së rregullt është 100 denarë, për nxënësit 50 denarë, ndërsa bileta për tre vizita kushton 250 denarë. Hyrja është falas për fëmijët deri në 12 vjeç në shoqërim të prindit. Me çdo biletë të blerë, dhurohen mjete për SOS Children’s Villages.