“Stili dhe vija” – ekspozitë nga Kristina Savova në QIK Sofje

“Stili dhe vija” – ekspozitë nga Kristina Savova në QIK Sofje

Ekspozita “Stili dhe vija” nga Kristina Savova është hapur në Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Sofje.

Ekspozita e Savovës është studim vizual dhe konceptual i modës si gjest, lëvizje dhe shprehje, dhe i vijës si gjuhë kryesore e të menduarit dizajnor.

 Ekspozita është përzgjedhje autoriale e ilustrimeve të modës, skicave dhe printimeve tekstile, në të cilat vizatimi nuk është fazë përgatitore e dizajnit, por veprim artistik i pavarur, akt autonom vizualizimi, emocioni dhe ideje.

– Ky është një tjetër konfirmim se arti ka fuqinë jo vetëm të zbukurojë, por edhe të bashkojë, frymëzojë dhe ndërtojë lidhje që shkojnë përtej formalitetit. Me këtë, QIK Sofje ka konfirmuar edhe një herë rolin e saj si hapësirë e gjallë dhe e hapur ku kultura ndodh në mënyrë autentike, me zemër dhe me vizion – tha drejtori Zoran Pejkovski në hapjen e ekspozitës.

Accessibility Menu