Është shpallur Konkursi për çmimin shtetëror "23 Tetori"

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ju informojmë se Këshilli për dhënien e çmimit shtetëror "23 Tetori" ka shpallur Konkursin për çmimin shtetëror "23 Tetori" për vitin 2025.

 

Çmimi shtetëror "23 Tetori" është njohja më e lartë për arritjet afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore dhe historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Çmimi shtetëror u jepet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.

 

Konkursi zgjat nga 31 korriku deri më 20 gusht 2025.

 

Konkursi për smimin shtetëror "23 Tetori" mund të gjendet në pjesën "Çmimet shtetërore" të faqes së internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Accessibility Menu