Takim i Sekretares Shtetërore Marija S. Gjorgova me Drejtorin e Institutit Francez në Shkup

Takim i Sekretares Shtetërore Marija S. Gjorgova me Drejtorin e Institutit Francez në Shkup

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, Marija S. Gjorgova, sot realizoi  takim pune me drejtorin e ri të Institutit Francez në Shkup, Gregoire Ghisler.

 

Në takimin, i cili u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht frytdhënëse dhe konstruktive, bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin kulturor deri më tani si jashtëzakonisht të suksesshëm. U theksua përcaktimi i përbashkët për zhvillimin e iniciativave edhe më të mëdha dhe më komplekse, me qëllim përfaqësimin e shtuar të kulturës maqedonase në Francë dhe të kulturës franceze në vendin tonë.

 

Edhe pse ndërmjet ministrive maqedonase dhe franceze ekziston një Marrëveshje për bashkëpunim kulturor, bashkëbiseduesit hapën diskutim edhe për vendosjen e një korrnize të re formalo-juridike, e cila do të konkretizojë aktivitetet e ardhshme dhe do të mundësojë thellimin e mëtejshëm të lidhjeve kulturore. Për realizimin më efikas të aktiviteteve të dakorduara, do të formohet edhe një grup pune i përbashkët i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë dhe të Institutit Francez.

 

Sekretarja shtetërore Gjorgova shprehu mirënjohje për mbështetjen e tre misioneve TAIEX, nga të cilat disa tashmë janë realizuar dhe me të cilat janë siguruar trajnime për ekspertët tanë në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. U konfirmua se iniciativa do të vazhdojë, me plane për misione të reja dhe programe shtesë për forcimin e kapaciteteve në domenin e trashëgimisë kulturore.

 

U vu një theks i veçantë edhe te viti 2028, kur Shkupi dhe qyteti francez Bruges do të jenë kryeqytete evropiane të kulturës. Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësinë që në prag të këtij viti të rëndësishëm, në vitet 2026/2027, të realizohen aktivitete dhe projekte të përbashkëta që do të kontribuojnë për promovimin më të madh të dy qyteteve dhe dy kulturave.

 

U shqyrtua edhe iniciativa për organizimin e një ekspozite të madhe të trashëgimisë kulturore maqedonase në Francë dhe mundësia për vendosjen e një “sezone të kulturës maqedonase” në Paris, me qëllim rritjen e dukshmërisë së kulturës maqedonase dhe praninë e artistëve maqedonas në skenën kulturore franceze.

 

Në takim u përshëndetën edhe aktivitetet e lidhura me anëtarësimin e Maqedonisë në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Për më tepër, duke pasur parasysh se kompetencat e Ministrisë sonë janë zgjeruar edhe me sektorin e turizmit, u hap edhe tema për bashkëpunim në këtë fushë.

Accessibility Menu