Tenori maqedonas Igor Durlovski këtë fundjavë realizoi një debutim jashtëzakonisht të suksesshëm në skenën prestigjioze të “Teatro Colón” në La Coruña, Spanjë, ku interpretoi rolin e Arkelit nga opera “Pelléas et Mélisande” e Claude Debussy.
Kritikët spanjollë njëzëri e theksuan interpretimin e tij si një nga momentet qendrore të mbrëmjes. Revista e njohur “Scherzo” e vlerësoi si “Arkel i fortë dhe mbresëlënës”, “Ópera Actual” theksoi “interpretimin bindës dhe të realizuar me subtilitet”, ndërsa “La Voz de Galicia” vuri re se Arkel-i i tij “tingëllonte i errët dhe thellësisht depërtues”.
Me këtë debutim, së bashku me Orkestrën Simfonike të Galicias, një nga më të mirat në Spanjë, Durlovski edhe një herë konfirmoi pozitën e tij artistike ndërkombëtare, duke sjellë një njohje të rëndësishme edhe për traditën operistike maqedonase në skenat evropiane.