Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillon edicioni i 45-të i Festivalit të Xhazit në Shkup

Fillon edicioni i 45-të i Festivalit të Xhazit në Shkup
Perkusionisti, bateristi dhe kompozitori slloven Zlatko Kauçiq, i cili do të performojë me grupin e tij “Kombo BC” dhe projektin “Guximi i guximtarëve” (Bravery of the Brave), sonte në Operën dhe Baletin Nacional do të hapë edicionin e 45-të të Festivalit të Xhazit në Shkup.
 
Pas Kauçiqit, koncert do të mbajë saksofonisti tenor, klarinetisti dhe kompozitori Leonhard Skorupa, drejtues i kuintetit me përbërje ndërkombëtare “Quispel Quintet”. Për hapjen e edicionit të 45-të të Festivalit të Xhazit në Shkup, Skorupa është angazhuar të kompozojë vepër të re muzikore, me ç'rast ansamblin e tij bazë prej pesë anëtarësh do ta zgjerojë me tre muzikantë maqedonas (Bozhidar Peiq – violonçel, Bojan Talevski – violë dhe Gjorgji Petrushevski – oboe), ndërsa së bashku do të performojnë si oktet (Quispel Octet). Ndërkaq, termini i mesnatës është rezervuar për duetin italo-amerikan, vibrafonistin Paskuale Mira dhe vokalistin Hamid Drejk.
 
Deri më 18 tetor, në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahen gjithsej 11 koncerte me muzikantë nga 13 vende. Tetë koncerte do të zhvillohen në skenën kryesore, ndërsa tri performanca të mesnatës në skenën e vogël të Operës dhe Baletit Nacional.
 
Krahas programit koncertor, në kuadër të festivalit do të shfaqen edhe filma dokumentarë muzikorë, si dhe do të organizohet punëtoria edukative “Xhaz për fëmijë”.

Accessibility Menu