Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skupi Festival” përmbylli edicionin e tij të 20-të jubilar, i cili u mbajt nga 10 deri më 17 tetor në Teatrin Shqiptar në Shkup, me tetë produksione nga rajoni dhe Evropa.
Çmimin për shfaqjen më të mirë e fitoi “Ata nuk janë më” e Doruntina Bashës, me regji të Andrej Nosovit, ndërsa aktorja Mirjana Karanoviq mori çmimin “Luran Ahmeti” për rolin më të mirë në të njëjtën shfaqje. Çmimi special për ansamblin e aktorëve i takoi ekipit të shfaqjes “Unrecognized”, ndërsa Bujar Ahmeti u vlerësua për interpretim më të mirë në shfaqjen “Gërrdia”.
Në festival u prezantuan produksione nga Kosova, Shqipëria, Polonia, Moldavia, Turqia, Bullgaria dhe Serbia, duke konfirmuar rolin e tij në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar dhe të teatrit bashkëkohor.