“Skopje Fellouship” sërish lidh botuesit maqedonas dhe rajonalë

“Skopje Fellouship” sërish lidh botuesit maqedonas dhe rajonalë

Në Shkup, nga 13 deri më 15 shtator, do të mbahet programi “Skopje Fellowship”, i cili në kuadër të festivalit “PRO-ZA Ballkan” do të mbledhë botues, agjentë letrarë dhe profesionistë të sektorit të botimeve nga Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria.

 

Në program do të marrin pjesë gjashtë profesionistë nga shtëpi botuese dhe agjenci letrare të këtyre tri vendeve, të cilët do të zhvillojnë takime me përfaqësues të Asociacionit Maqedonas të Botuesve dhe të shtëpive botuese vendase.

 

Qëllimi i “Skopje Fellowship” është promovimi i letërsisë maqedonase jashtë vendit dhe vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta ndërmjet autorëve dhe botuesve maqedonas dhe kolegëve të tyre nga rajoni.

 

Organizator i “PRO-ZA Ballkan” është shtëpia botuese “Prozart Media” nga Shkupi, ndërsa programi mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Accessibility Menu