Më 03.09.2026 në Galerinë Национале të Republikës së Maqedonisë së Veriut, објектин Çifte hamam, në orën 19.00, do të hapet ekspozita "Inspirim" me artistet nga Kosova: Bardha Buza, Merita Maloku,, Vjosa Maliqi
Tre qasje, tri botë të ndryshme artistike
Bardha Buza, Merita Myderrizi-Maloku dhe Vjosa Bujari-Maliqi ndërtojnë tri qasje të veçanta ndaj pikturës bashkëkohore. Në veprat e tyre, realiteti nuk mbetet vetëm objekt për t'u parë, por shndërrohet në përjetim, kujtesë, emocion dhe materie piktorike.
Nëse te Buza mbizotëron dialogu ndërmjet abstraktes, peizazhit dhe kujtesës, te Maloku natyra dhe drita shndërrohen në burim të një bote poetike e ekspresive. Ndërsa te Bujari-Maliqi, forma dhe materia krijojnë një gjuhë më të lirë, ku figura transformohet dhe merr kuptime të reja.
Të tria artistet dëshmojnë se piktura nuk është vetëm mënyrë e paraqitjes së botës, por edhe mënyrë për ta ndier, kujtuar dhe rishpikur atë.
Bardhe Buza është një artiste vizuale kosovare, karriera e së cilës përfshin më shumë se tre dekada praktikë artistike të qëndrueshme, arsim dhe angazhim kulturor. E diplomuar në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, ku më vonë mori një diplomë Master në Pikturë, Buza është vendosur si një zë i dallueshëm në artin vizual bashkëkohor shqiptar përmes një numri të pasur punimesh të karakterizuara nga simbolika poetike, ngjyra ekspresive dhe një ndjeshmëri e thellë ndaj natyrës dhe përvojës njerëzore. Buza ka prezantuar ekspozita të shumta personale në të gjithë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Gjermaninë, ndërsa ka marrë pjesë në një gamë të gjerë ekspozitash ndërkombëtare, simpoziumesh arti dhe kolonish artistësh në të gjithë Evropën. Kontributet e saj artistike janë njohur me disa çmime prestigjioze, duke përfshirë çmimet e para në Ekspozitën Flaka e Janarit (2020) dhe Ekspozitën e Qytetit të Prishtinës (2008). Krahas praktikës së saj në studio, ajo është angazhuar në mënyrë aktive si lektore universitare, kuratore dhe autore e teksteve shkollore të arteve pamore, duke kontribuuar ndjeshëm në edukimin artistik dhe zhvillimin kulturor në Kosovë. Sot, Bardhe Buza vazhdon të krijojë vepra që lidhin traditën artistike dhe shprehjen bashkëkohore, duke afirmuar artin si një gjuhë universale të bukurisë, kujtesës dhe lidhjes njerëzore.
Merita Myderrizi Maloku është një nga emrat e njohur të artit pamor bashkëkohor shqiptar,
piktore e cila, përmes një krijimtarie të pasur dhe të vazhdueshme, ka ndërtuar një identitet të veçantë artistik në Kosovë dhe më gjerë. E lindur më 30 shtator 1961 në Pejë, ajo e zbuloi prirjen për artin që në fëmijëri, duke e shndërruar pasionin e hershëm në një rrugëtim të gjatë krijues.
Formimin akademik e mori në Akademinë e Arteve Figurative të Universitetit të Prishtinës, ku studioi nën udhëheqjen e piktorit të shquar Muslim Mulliqi. Gjatë kësaj periudhe, ajo ndërtoi bazat e një gjuhe artistike autentike, duke ndërthurur disiplinën e traditës klasike me kërkimin bashkëkohor dhe eksperimentimin krijues. Kjo qasje i dha mundësi të zhvillojë një stil të dallueshëm, në të cilin ndjeshmëria estetike dhe shprehja emocionale bashkëjetojnë në harmoni.
Që nga fillimi i viteve 2000, krijimtaria e Merita Myderrizi Malokut është bërë pjesë e rëndësishme e skenës së artit pamor shqiptar. Pikturat e saj karakterizohen nga një dialog i
vazhdueshëm ndërmjet peizazhit, kujtesës dhe përvojës njerëzore. Përmes një palete të pasur ngjyrash, kompozimeve dinamike dhe ndërthurjes së elementeve realiste me ato abstrakte, ajo krijon vepra që tejkalojnë përshkrimin vizual dhe shndërrohen në përjetime emocionale e reflektuese.
Gjatë karrierës së saj shumëvjeçare, Merita Myderrizi Maloku ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm ekspozitash, simpoziumesh dhe projektesh artistike në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera të Evropës Juglindore. Veprat e saj janë ekspozuar në galeri dhe institucione të rëndësishme kulturore, duke u vlerësuar për origjinalitetin, fuqinë shprehëse dhe cilësinë artistike. Kontributi i saj është nderuar me çmime dhe mirënjohje, duke e konsoliduar pozitën e
saj në artin bashkëkohor.
Vjosa Bujari Maliqi u lind me 24.02.1964 ne Prishtine. Te gjitha fazat e edukimit i kreu ne
Prishtine. Ne vitin 1988 u diplomua ne Fakultetin e Arteve Figurative drejtimi Pikture ne klasen e prof. Nysret Salihamixhiqi dhe merr titullin prof. e Arteve Figurative. Vjosa Bujari Maliqi krahas punes qe bene, ku aktualisht punon ne SH.M.T.,,28 Nentori” si profesoreshe e artit, ajo poashtu mirret me krijimtari, ku piktura ze vend dhe eshte pjese e rendesishme ne jeten e saj.
Ekspoziten e pare personale e mbajti ne vitin 1996 ne SHKA Agimi, Prizren, ku dhe ishte aktive nder vite ne krijmitari. Vjosa punoi nder vite ne heshtje, ku dhe beri rikthimin ne skene ne vitin 2018 me nje ekspozite personale ne Galerine MONET ku pati sukses te madh, por kjo ende nuk e vendosi rikthimin e saj te plote. Ne vitin 2020 bie COVID-19 ne mbare boten ku edhe Kosova nder shtetet e tjera hyn ne karantine, si rrjedhoje, i bie kontakti me i madh me natyren ku edhe lidhet me te me teper dhe e gjeti perseri inspirimin per krijim. Ne po ate vit, Vjosa ftohet te merr pjese ne nje ekpsozite kolektive ne galerinë e artit “Speak Easy”, me titull “Artistet per Artistet” ku vepra e saj u pelqye nga kritik te artit dhe filloi te vleresohet me teper si nje krijuese unike e artit. Vjosa krijimtarine e saj e ushtron ne studio/atele ne Lagjien e Artisteve, Ulpiane. Merr pjese vazhdimisht neper koloni artistike ne vend, rajon dhe me tutje.
Ne 2022 ishte fituese e vendit te pare ne ART KLINA, Qendrea e Kultures “Jehona E Dkuagjinit” – Kline, Edicioni VII 2022. Ne 2023 mbajti ekspozite personale ne Shkoder, Shqiperi dhe ne Fund te 2024 mbajti ekspozite personale ne Prizren, Kosove. Vlene te ceket qe ishte edhe fituese e çmimit te pare se bashku me Agron Polovina, te ekspozites mbarekombetare "Peneli i Flakes"
edicioni i 33, ne manifestimin e "Flaka e Janarit" 2024. Vjosa vazhdon krijmtarine e saj edhe ne ditet e sotme duke qene aktive ne fushen e kultures dhe artit me ekspozita, koloni dhe punetori artistike.
Narona Luma Veseli, kuratore