“Skateboardingu nuk është për vajza” i Dina Dumës me premierë botërore në Festivalin Tribeca në Nju Jork

“Skateboardingu nuk është për vajza” i Dina Dumës me premierë botërore në Festivalin Tribeca në Nju Jork

Filmi artistik maqedonas “Skateboarding-u nuk është për vajza”, me regji të Dina Duma, do ta ketë premierën e tij botërore në Tribeca Festival në Nju Jork, i cili do të mbahet nga 3 deri më 14 qershor.

Filmi është përzgjedhur në kategorinë International Narrative Competition, programi kryesor ndërkombëtar konkurrues i festivalit, duke u prezantuar kështu para publikut botëror të filmit, profesionistëve të industrisë dhe audiencës në Nju Jork.

“Skateboarding-u nuk është për vajza” rrëfen historinë e Adelës, e frymëzuar nga një skenë e vërejtur në Skopje – një vajzë me skateboard e veshur me shallvare tradicionale, një përplasje simbolike mes lirisë dhe traditës.

Filmi është prodhim i kompanisë Motrat dhe Vëllai Mitevski, me producente Labina Mitevska, dhe paraqet një bashkëprodhim ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Belgjikës, Sllovenisë dhe Kroacisë.

Accessibility Menu