Kujtim për Lençe Dellovën: Teatri dramatik- Shkup organizon komemoracion

Kujtim për Lençe Dellovën: Teatri dramatik- Shkup organizon komemoracion

Skena teatrale maqedonase i jep lamtumirën një prej aktoreve më të shquara. Lençe Dellova, e cila la gjurmë të pashlyeshme në teatër, film dhe televizion, ndërroi jetë më 15 shkurt, në moshën 77-vjeçare. Teatri Dramatik- Shkup njoftoi komemoracionin në nder të aktores, që do të mbahet më 19 shkurt (e enjte), në orën 10:00, në ambientet e teatrit.

 

Familja, miqtë, kolegët dhe admiruesit do të shprehin respektin e tyre përmes fjalës, fotografive dhe videove, duke kujtuar jetën dhe rrugëtimin e pasur profesional të Dellovës.

Accessibility Menu