Shtatë dekada poster filmi maqedonas: promovim monografie në Kinotekë

Shtatë dekada poster filmi maqedonas: promovim monografie në Kinotekë

Në Kinotekën e Maqedonisë, më 27 shkurt në orën 19:00, do të promovohet libri “70 vite poster filmi maqedonas 1952-2022” nga autorët Vlladimir Veliçkovski dhe Valentino Dimitrovski.

 

Monografia përfshin koleksion të pasur me posterët më të spikatur dhe më të rëndësishëm të krijuar gjatë periudhës 1952–2022, si një kronikë vizuale e artit filmik maqedonas, dizajnit dhe estetikës. Librin do ta promovojnë Aleksandar Prokopiev dhe Jane Altiparmakov, ndërsa do të ketë edhe ekspozitë të posterëve filmik maqedonas.

 

“Ky aktivitet ekskluziv përfaqëson moment të rëndësishëm kulturor në shënimin e shtatë dekadave të zhvillimit dhe historisë së posterit filmik në Maqedoni. Publikimi është botim i gjerë që synon të paraqesë dhe të arkivojë historinë vizuale të filmit maqedonas përmes posterit si medium komunikimi dhe shprehjeje artistike”, thonë nga Kinoteka.

Accessibility Menu