Në Teatrin dramës dje u mbajt prova e parë e shfaqjes „Ky është vetëm fundi i botës“, sipas dramës me të njëjtin titull të Jean-Luc Lagarce. Përkthimi, adaptimi dhe regjia janë të regjisores Tea Begovska. Skenografe dhe kostumografe e shfaqjes është Nadia Vasileva nga Bullgaria, muzika është e Enes Begovskit. Inspicient është Goce Bojçev, ndërsa suflere është Zhaklina Cvetkovska.
Luajnë edhe aktorët e Teatrit të dramës Stefan Vujisiq, Biljana Dragiqeviq - Projkovska, Aleksandar Stepanuleski, Sara Klimoska dhe Anja Mitiq. Drejtori Robert Veljanovski në provën e parë i përshëndeti kolegët, u uroi proces të suksesshëm dhe shprehu kënaqësinë që vitin 2026 e fillojmë me përgatitjen e këtij teksti të njohur të Jean-Luc Lagarce, i cili ka edhe versionin e tij filmik. „Ky është vetëm fundi i botës“ është shfaqja e parë që përgatitet në Teatrin e dramës në vitin kur teatri shënon jubileun e 80-vjetorit. Premiera është planifikuar për 7 mars.