Drejtori Robert Veljanovski dhe aktorja Trajanka Ilieva-Veliq në konferencën e sotme për shtyp njoftuan premierën e parë të vitit, në të cilin Teatri Dramatik feston jubileun e madh – 80 vjetorin e themelimit. Premiera e shfaqjes “Dramat e princeshave – Xheki” do të luhet të premten, më 13 shkurt, në orën 20:00 në Skenën e Vogël të Teatrit Dramatik.
“Dramat e princeshave – Xheki” është monodramë e regjisores Ziva Bizoviçar nga Sllovenia. Shfaqja është punuar mbi tekstin e autores austriake Elfriede Jelinek, e cila në vitin 2004 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për romanin “Pianistja”. Përkthimi i tekstit nga gjuha gjermane është bërë nga Katerina Shekutkovska. Në ekipin artistik të shfaqjes kanë punuar dramaturgu Nik Zhnidarshiq, skenografi dhe autori i muzikës Jan Krmelj nga Sllovenia. Kostumograf është Aleksandar Noshpal, fotograf Filip Kondovski. Inspicient është Zharko Namicev, ndërsa suflere Milka Ançevska.
Aktorja Trajanka Ilieva-Veliq në fjalën e saj falënderoi koleget Jelena Zhugiq, Nina Elzeser, Biljana Dragiqeviq-Projkovska, Sara Klimoska, Ivana Pavllakoviq dhe Jasmina Vasileva për mbështetjen që i kanë dhënë për monodramën “Dramat e princeshave – Xheki”. Para-premiera e shfaqjes është të enjten, ndërsa premiera të premten në orën 20:00. Biletat mund të blihen në sportelin e teatrit ose online.