„Përshëndetje nga Maqedonia“ në Zagreb: Ekspozitë me rastin e 60-vjetorit të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit

„Përshëndetje nga Maqedonia“ në Zagreb: Ekspozitë me rastin e 60-vjetorit të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit

Qendra Kulturore-Informative e Maqedonisë në Zagreb, me ekspozitën „Përshëndetje nga Maqedonia“, shënoi jubileun e madh – 60-vjetorin e Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit në Zagreb. Ekspozita, e realizuar në bashkëpunim me organizatorët e festivalit, paraqet një përzgjedhje fotografish të grupeve folklorike maqedonase që gjatë dekadave kanë performuar në këtë manifestim prestigjioz ndërkombëtar. Autore të ekspozitës janë Ivona Opetçeska Tatarçevska dhe Bojana Poljakoviq Popoviq, të cilat, përmes hulumtimit të arkivit digjital të festivalit, paraqesin pasurinë dhe larminë e folklorit maqedonas.

 

Në hapjen solemne morën pjesë përfaqësues të institucioneve, të korit diplomatik, punonjës të kulturës, shoqata maqedonase dhe një numër i madh maqedonasish që jetojnë në Kroaci, ndërsa në pjesën muzikore performoi grupi etno-vokal „Ezerki“ nga Zagrebi.

 

Të pranishmëve iu drejtuan drejtoresha e KIQ-it, Mimi Gjorgoska Ilievska, drejtori artistik i Festivalit, Tvrtko Zebec, si dhe autoret e ekspozitës.

Ekspozitën e hapi ambasadori i Maqedonisë në Kroaci, Dragan Gjurçevski, i cili theksoi rëndësinë e diplomacisë kulturore dhe të prezantimit të vazhdueshëm e autentik të folklorit maqedonas në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zagreb, duke nënvizuar se Qendra Kulturore-Informative e Maqedonisë në Zagreb është një urë e rëndësishme për lidhjen kulturore ndërmjet Maqedonisë dhe Kroacisë.

 

Accessibility Menu