Institucioni Nacional Teatri Dramës Shkup shpalli konkursin e sivjetshëm për çmimin “Goran Stefanovski”, i dedikuar për tekstin dramatik më të suksesshëm nga autor i ri maqedonas deri në moshën 30 vjeç. Konkursi tashmë është i disponueshëm në faqen zyrtare të teatrit dhe do të jetë i hapur deri më 28 shkurt.
Me këtë çmim, Teatri i Dramës vazhdon mbështetjen tradicionale për autorët e rinj dramatikë dhe nxit krijimin e teksteve të reja, bashkëkohore dramaturgjike, në nder të njërit prej shkrimtarëve më të rëndësishëm dramatikë maqedonas – Goran Stefanovski.