Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Shkup kanë kënaqësinë e veçantë t’ju ftojnë nesër, më 12 qershor (e premte), në ora 12:00, në ambientet e Institutit Francez në Shkup (Muri i Qytetit, blloku 5), në ceremoninë solemne të nënshkrimit të:
Memorandumit për Bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Republikës Franceze në Shkup.
Ky dokument, i cili do të nënshkruhet nga ministri i Kulturës dhe Turizmit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Llutkov, dhe Shkëlqesia e Tij, z. Christophe Le Rigoler, Ambasador i Francës, ka rëndësi të veçantë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve në fushën e bashkëpunimit institucional, kulturës, shkëmbimeve artistike, ekspertizës dhe trajnimit të profesionistëve, mbështetjes së industrive kulturore dhe kreative, si dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.
Ky memorandum paraqet një hap konkret përpara në miqësinë dhe bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet dy vendeve.
Pas nënshkrimit do të ketë deklarata për media nga Ministri i Kulturës dhe Ambasadori i Francës, si dhe një koktej rasti.
Ju falënderojmë paraprakisht për praninë tuaj.