Portret i të paharrueshmes Nina Spirova në QIK Beograd

Portret i të paharrueshmes Nina Spirova në QIK Beograd

Një mbrëmje kushtuar legjendës së muzikës maqedonase Nina Spirova do të mbahet sonte, me fillim në orën 20:30, në Qendrën Kulturore-Informative në Beograd. Ngjarja është pjesë e projektit “Portrete”, kushtuar artistëve të shquar maqedonas që kanë jetuar, krijuar dhe kanë lënë gjurmë të rëndësishme në skenën muzikore dhe kulturore të Beogradit dhe Serbisë.

 

Pas edicionit të suksesshëm të vitit të kaluar, kushtuar Zafir Haxhimanovit, ku morën pjesë Bisera Veletanliq dhe Vasil Haxhimanov, këtë vit QIK Beograd do të realizojë portrete muzikore të tre emrave legjendarë të muzikës maqedonase – Nina Spirova, Maja Oxhaklievska dhe Beti Gjorgjeviq.

 

I pari në këtë cikël i kushtohet Nina Spirovës (1938–2020), një prej interpretueseve më të rëndësishme maqedonase, e njohur për interpretimet e saj të këngëve argëtuese dhe këngëve tradicionale maqedonase, me të cilat la një gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës maqedonase.

Accessibility Menu