Nga 23 shtatori deri më 5 tetor, në IK QK “Trajko Prokopiev” në Kumanovë do të mbahet edicioni i 29-të i festivalit ndërkombëtar “Ditët e Komedisë”.
Në programin e festivalit janë paraparë dhjetë shfaqje teatrore nga Maqedonia dhe vendet e rajonit, të mbushura me humor dhe interpretim cilësor aktorial. Do të ndahen çmime në disa kategori, ndër të cilat për shfaqjen më të mirë, regjinë dhe realizimet më të mira aktoriale.
Festivali do të mbyllet me një shfaqje jashtë konkurrencës, kushtuar laureatit të sivjetmë Igor Xhambazov. Shfaqjet do të fillojnë në orën 20:00, ndërsa festivali mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Komuna e Kumanovës.