Ju informojmë se Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ ka shpallur Konkurs për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ për vitin 2026.
Me Çmimin Shtetëror „Shën Klimenti i Ohrit“ jepet mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit jetësor dhe në veprimtarinë sociale.
Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.
Çmimi Shtetëror mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë vendit për arritje shumëvjeçare që janë me interes publik për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Konkursi do të zgjasë nga 25.9.2026 deri më 15.10.2026.
Konkursi dhe formulari i aplikimit janë të disponueshëm në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit:
Me respekt,
Ministria e Kulturës dhe Turizmit