Më 13 dhe 14 nëntor 2025, në Budapest, Hungari, do të mbahet sesioni i 5-të i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Hungarisë. Ky ngjarje paraqet një hap të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe do të fokusohet në zgjerimin e bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në ekonomi, kulturë dhe turizëm.
Në sesion do të marrë pjesë një delegacion nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë, i kryesuar nga sekretarja e shtetit Marija Stançevska-Gjorgova. Në kuadër të sesionit të 5-të është parashikuar nënshkrimi i Protokollit të sesionit, si dhe nënshkrimi i Programit për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe artit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Inovacionit të Hungarisë.
Nënshkrimi i Programit për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe artit ka për qëllim të forcojë dhe të avancojë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, përmes nxitjes së shkëmbimit kulturor dhe mbështetjes së industrive kreative. Në sesion do të marrin pjesë edhe delegacione nga disa resorë të Qeverisë së Maqedonisë, gjë që do të kontribuojë për një dialog gjithëpërfshirës dhe konstruktiv për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe shoqërore ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë.