“Vera e Ohrit” fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar “Po, për artin”

“Vera e Ohrit” fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar “Po, për artin”

Institucioni Kombëtar “Vera e Ohrit” është shpallur fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar “Po, për artin” në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Stamboll, Republikën e Turqisë, si njohje për programin me cilësi të lartë të edicionit të 65-të të kësaj ngjarje më të rëndësishme muzikore-skenike.

 

Me këtë çmim, “Vera e Ohrit” edhe një herë e justifikoi reputacionin e tij si qendër e artit të lartë, me program që bashkoi muzikën klasike, teatrin dhe format bashkëkohore artistike.

 

“Është një nder i madh dhe krenari e veçantë që pikërisht në periudhën kur jam në krye të INVera e Ohrit, festivali për herë të parë është fitues i këtij çmimi prestigjioz ndërkombëtar. Këtë njohje nuk e përjetoj si sukses personal, por si rezultat i punës së përkushtuar të gjithë ekipit, artistëve dhe institucioneve që qëndrojnë pas festivalit. Çmimi është konfirmim se “Vera e Ohrit“ ecën në drejtimin e duhur me vizion të qartë, cilësi të lartë artistike dhe afirmim të fortë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë edhe më vendosmërisht ta zhvillojmë festivalin dhe ta forcojmë vendin e tij në hartën kulturore botërore”, tha drejtori Gjorgji Cuckovski.

 

Cuckovski theksoi se çmimet janë motiv që në të ardhmen të investohet edhe më shumë në përmbajtje me standarde të larta artistike, me emra të njohur botërorë, por edhe duke u dhënë hapësirë artistëve më të mirë vendas.

Accessibility Menu