“Shënohen 80 vjet nga botimi i gramatikës së parë të gjuhës maqedonase”

“Shënohen 80 vjet nga botimi i gramatikës së parë të gjuhës maqedonase”

Komisioni parlamentar për kulturë dhe turizëm shënoi 5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase dhe jubileun e 80-vjetorit nga botimi i gramatikës së parë të gjuhës maqedonase, “Gramatika maqedonase” nga Krume Kepeski, në një ngjarje ku mori pjesë edhe drejtoresha e Inspektoratit për përdorimin e gjuhës standarde maqedonase, Mençe Andrejeva.

 

Ngjarjen e hapën me fjalë përshëndetëse Saranda Imeri-Stafai, kryetare e Komisionit për kulturë dhe turizëm, dhe Vesna Bendevska, nënkryetare e Kuvendit.

 

Për rëndësinë e studimit të gjuhës maqedonase në arsim, me theks të veçantë në gramatikën e Krume Kepeskit, folën disa ligjërues, deputetë dhe profesorë universitarë, ndër të cilët edhe prof. dr. Jovanka Kepeska, profesoreshë universitare dhe vajza e Krume Kepeskit.

 

Ajo theksoi se gramatika ka rëndësi kombëtare dhe përfaqëson realizimin e aspiratës shekullore të popullit maqedonas për të krijuar një gramatikë.

 

Kepeski e kishte krijuar gramatikën me iniciativë personale, pa asnjë presion në atë kohë, duke u nënshkruar si shkrimtar dhe jo si autor.

 

Gramatika është baza për të kuptuar gjuhën maqedonase, një përmbledhje e karakteristikave që e dallojnë atë nga gjuhët e tjera. Vajza e tij e përmbylli fjalimin me fjalët: “Nuk ka gjë më të ëmbël e më të dashur se gjuha e nënës!”

 

Folësit shprehën me dashuri dhe respekt për gjuhën maqedonase, përdorimin dhe të ardhmen e saj. Përdorimi i gjuhës standarde maqedonase në të folurit publik duhet të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë për secilin prej nesh.

 

Ta festojmë, ta duam dhe ta respektojmë gjuhën tonë amtare maqedonase çdo ditë dhe në çdo rast, sepse gjuha është dëshmia më e plotë e ekzistencës së një populli.

 

Gëzuar dhe për shumë vite Dita e gjuhës maqedonase!

Accessibility Menu