Në kuadër të manifestimit “Ditët e Kulturës Maqedonase” në Belgjikë, sonte në ora 18:00 në Cinema Galeries në Bruksel do të shfaqet filmi “Shëruesi” i Gjorgje Stavreskit. Pas projeksionit do të mbahet një sesion pyetje-përgjigje me aktorin Bllagoj Veselinov, i cili luan rolin kryesor në film.
Shfaqja është pjesë e programit më të gjerë të “Ditëve të Kulturës Maqedonase”, që synojnë të promovojnë artin dhe kulturën maqedonase para publikut evropian, dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Agjencinë e Filmit.
“Shëruesi” është film i vitit 2017. Stavreski është njëkohësisht skenarist, producent dhe montazhier i zërit. Drejtori i fotografisë është Dejan Dimeski, ndërsa montazhi është realizuar nga Martin Ivanov. “Shëruesi” është një film që balancon mes dramës familjare, komedisë së zezë dhe komentit shoqëror.