Të premten, më 21 gusht, fillon edicioni i 38-të i manifestimit ndërkombëtar “Nata Poetike në Velestovë”, i cili do të zgjasë deri më 23 gusht. Programi do të zhvillohet në Velestovë dhe në “Lapidarium” në Ohër, me pjesëmarrjen e rreth njëzet poetëve, muzikantëve dhe artistëve nga shtatë vende.
Festivali do të fillojë në orën 21:00 me portretin poetik të Jovica Ivanovskit, pas së cilës do të vijojë leximi ndërkombëtar poetik “Imago”. Në orën 22:30 do të hapet ekspozita e akuareleve “Flora” nga Ivana Nasteski.
Gjatë dy ditëve në vijim janë paraparë promovime të pesë përmbledhjeve poetike, lexime ndërkombëtare “Mozaik”, si dhe paraqitje të autorëve nga Irlanda, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Maqedonia. Programi përfshin edhe paraqitjen muzikore të Ivan Hristovit dhe Petar Çuhovit, si dhe vizitë të organizuar të trashëgimisë kulturore-historike të Ohrit dhe bukurive natyrore të Galiçicës.
“Nata Poetike në Velestovë”, e themeluar nga poeti Slave Gjorgjo Dimoski, prej vitesh ndërthur poezinë, muzikën dhe artin vizual në ambientin autentik të Velestovës.