Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Është shpallur Konkursi për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ për vitin 2026

Ministria e kulturës dhe turizmit Ministria e kulturës dhe turizmit

Ju informojmë se Këshilli për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ ka shpallur Konkurs për ndarjen e Çmimit Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ për vitin 2026.

Me Çmimin Shtetëror „Mito Haxhi Vasilev-Jasmin“ u jepet mirënjohje arritjeve në fushën e publicistikës dhe gazetarisë.

Çmimi u ndahet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve.

Ky çmim sipas kushteve të përcaktuara në Konkurs, mund t’u ndahet edhe shtetasve të huaj, grupeve të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve nga jashtë vendit.

Konkursi do të zgjasë nga 1 deri më 31 tetor 2026.

Konkursi dhe formulari i aplikimit janë të disponueshëm në ueb-faqen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

Shpërblimet shtetërore çmimet shtetërore - Konkurse - Ministria e Kulturës dhe Turizmit - Republika e Maqedonisë së Veriut

 

Me respekt,


Ministria e Kulturës dhe Turizmit

 

Accessibility Menu