Më të mirët nga „Kinenova“ prej sot në Kinotekë

Më të mirët nga „Kinenova“ prej sot në Kinotekë

Sonte (21 janar) në Kinotekën e Maqedonisë fillon programi special Më të mirët nga „Kinenova“. Kjo është një përzgjedhje e koncentruar e më të mirëve nga më të mirët, filma të shfaqur në edicionin e kaluar, por edhe në edicionet e mëparshme.

 

Dy fituesit, filmat që kanë marrë çmimin GRAND PRIX në MFF KINENOVA, filmi i parë i fituesit të edicionit të fundit të BERLINALES, Dag Johan Hagerud, një nga filmat palestinezë më aktualë dhe provokativë, si dhe shumë filma të tjerë ende aktualë për të cilët publiku kërkoi repriza. Nga ora 18:00, sonte, në nder të profesionistit dhe krijuesit të madh, kineastit maqedonas Vlladimir Samoillovski, laureat i edicionit të 10-të të KINENOVA 25, do të shfaqet filmi maqedonas I zhdukuri i Arben Taçi.

 

Ndërsa nga ora 20:00, do të shfaqet filmi serb Mes Zotave, i Mlladen Rshumoviq, i kurorëzuar me dy çmime në KINENOVA 25, për SKENARIN MË TË MIRË dhe REGJINË MË TË MIRË. Një histori autentike e bazuar në traumat e valëve të mëdha të refugjatëve që kalojnë nëpër rrugën ballkanike, ku në këtë rast stacioni i përkohshëm është Beogradi. Ndër rolet kryesore është edhe Nikolla Ristanovski, i cili shprehet në mënyrë të përsosur në gjuhën Farsi.

Accessibility Menu