Çmimi “Zhiva” për lokalitetin më të mirë sllav për vitin 2025 i është ndarë NJQ-së për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeut – Ohër

Çmimi “Zhiva” për lokalitetin më të mirë sllav për vitin 2025 i është ndarë NJQ-së për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeut – Ohër

NJQ për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe Muzeu – Ohër është fituesi i sivjetshëm i çmimit prestigjioz “Zhiva” për lokalitetin më të mirë sllav. Ky vlerësim, i ndarë nga Forumi i Kulturave Sllave, përfaqëson çmimin më të madh që deri më tani e ka marrë ndonjë institucion muzeal në Maqedoni.

 

Ky çmim prestigjioz, Instituti dhe Muzeu i Ohrit e morën në konkurrencë me 150 muze nga 13 vende. Çmimi iu dorëzua solemnisht drejtorit, mr. Goran Patçev, në Forumin e 11-të të Kulturave Sllave në Trebinje, Bosnjë dhe Hercegovinë.


Juria e përbërë nga 16 ekspertë muzealë nga vende të ndryshme sllave dhe Akademia Evropiane e Muzeve (EMA), në arsyetimin pse pikërisht Instituti dhe Muzeu i Ohrit e merr çmimin, thekson se vlerësimi është për përpjekjet në mbrojtjen dhe interpretimin e peizazhit të madh kulturor rreth liqenit, i cili përfaqëson një shembull unik të ndërveprimit midis natyrës dhe aktivitetit njerëzor.
Çmimet “Zhiva” për muzeun më të mirë sllav dhe lokalitetin më të mirë sllav përfaqësojnë një rrjet që bashkon pothuajse 250 muze dhe lokalitete në 13 vende sllave.


Kjo është një platformë kulturore unike e dedikuar promovimit, mbrojtjes, komunikimit dhe rolit shoqëror të muzeve dhe lokaliteteve sllave. Fakti që sivjet çmimi u soll në Ohër do të hapë mundësi për promovim më të madh dhe dukshmëri të lokalitetit në kuadër evropian dhe botëror.

 

 

Accessibility Menu