Muzeu i Maqedonisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Muzeve me ekspozitën për ujin

Muzeu i Maqedonisë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Muzeve me ekspozitën për ujin

Dje, më 18 maj 2026, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në IN Muzeu i RMV-së – Shkup u mbajt solemnisht hapja e ekspozitës “Uji: Nga besimet e lashta deri te pulsi bashkëkohor”.

 

Përmes arkeologjisë, etnologjisë dhe artit, vizitorët patën mundësinë të udhëtonin nëpër kohë dhe kultura, duke zbuluar ujin si shumë më tepër sesa një element natyror – si dëshmitar, frymëzim dhe forcë lëvizëse e njerëzimit.

 

Ekspozita, e realizuar në bashkëpunim me IN Muzeun Arkeologjik të RMV-së – Shkup dhe IN Muzeun “Dr. Nikolla Nezlobinski” – Strugë, e paraqet ujin si medium shpirtëror dhe simbol që formëson identitetin e komuniteteve gjatë historisë.

 

Autor i ekspozitës është Jovan Shurbanoski, ndërsa bashkautore Aleksandra Papazovska.

 

“Uji: Nga besimet e lashta deri te pulsi bashkëkohor” sjell një rrëfim për zhvillimin qytetërues, për zanatet që e zbusin natyrën, për lëvizjen dhe sportin, si dhe për transformimin e ujit në fuqi dhe trashëgimi kulturore.

 

Vizitorët patën mundësinë ta njohin reflektimin e tyre në “gjurmën blu të përjetësisë” – aty ku çdo pikë dëshmon për të kaluarën, ndërsa çdo valë paralajmëron një ngritje të re.

Accessibility Menu