Më 30 dhjetor në Galerinë MC (Gallery MC) në Qendrën Kulturore Maqedonase në Nju Jork do të hapet ekspozita multimediale – instalacion hapësinor me titull “Reminiscenca” e artistit të njohur maqedonas vizual dhe multimedial Strahil Petrovski. Dashamirët e artit dhe publiku amerikan do të kenë mundësi ta vizitojnë ekspozitën deri më 9 janar.
Ekspozita e ardhshme e Strahil Petrovskit në Nju Jork është paraqitja e tij e dytë në skenën artistike të këtij qyteti dhe pjesë e serisë së ekspozitave të tij personale që i realizoi këtë vit në disa qendra kulturore evropiane dhe botërore. Pas ekspozitës në Paris në qershor të këtij viti, ai paraqitet në Nju Jork me një koncept krejtësisht të ri në Galerinë MC dhe me vepra të reja, vizatime që plotësojnë narrativin e ekspozitës.