QIK e Maqedonisë në Zagreb hap programin koncertal me treshen APERTO

QIK e Maqedonisë në Zagreb hap programin koncertal me treshen APERTO

Qendra Kulturore Informative e Maqedonisë në Zagreb nesër, më 19 maj në ora 19:00, me koncertin e trios së njohur APERTO do ta hapë programin koncertal për këtë vit. Trioja, në përbërje të Marina Trajkovska dhe Momçillo Kufojanakis në violinë dhe Vesna Angellova Hristov në piano, do të interpretojë vepra nga muzika klasike botërore dhe krijimtaria bashkëkohore maqedonase.

 

APERTO njihet për aktivitetin e saj të pasur koncertal në vend dhe jashtë tij, me paraqitje në Tiranë, Stamboll dhe Nju Jork, ndërsa formacioni i tyre i rrallë kamertal – dy violina dhe piano – paraqet një freski të veçantë në skenën koncertale. Me këtë ngjarje, KIQ Zagreb vazhdon promovimin e kulturës dhe artit muzikor maqedonas në planin ndërkombëtar.

 

Accessibility Menu