Filmi artistik maqedonas „17“ në Festivalin e 76-të të Filmit në Berlin

Filmi artistik maqedonas „17“ në Festivalin e 76-të të Filmit në Berlin

Filmi i ri maqedonas me metrazh të gjatë, në regji të Kosara Mitiq dhe prodhim i Tomi Sallkovski, është përzgjedhur në programin “Perspektiva“ të Festivalit të 76-të të Filmit në Berlin.

 

Kjo u njoftua dje në Berlin, me ç’rast filmi i regjisores Mitiq do të garojë në seleksionin „Perspektiva“, ku përzgjidhen dhe konkurrojnë filmat debutues më të mirë, në nivel botëror. Në Berlinale Perspektiva, filmi maqedonas “17“ do të vlerësohet nga një juri ndërkombëtare me tre anëtarë, e cila do të vendosë se cili nga 14 filmat debutues me metrazh të gjatë do të fitojë çmimin për filmin më të mirë në këtë program.

Accessibility Menu