KIC-i maqedonas në Beograd, këtë javë do të jetë mikpritës i artistëve muzikorë maqedonas të nivelit të lartë, të cilët me program muzikor botërisht të njohur, por edhe me program nga kompozitorë maqedonas, do të prezantohen para publikut beogradas.
Sonte në orën 20:00, në Qendrën Kulturore të Beogradit (Knez Mihajlova 6), KIC Beograd në bashkëpunim me një nga institucionet kulturore më të njohura në kryeqytetin e Serbisë, do të organizojë koncertin e dy pianisteve tona të njohura, Ana Gaceva dhe Tatjana Xhorleva. Koncerti për piano me katër duar, ku do të prezantohen profesoret Gaceva dhe Xhorleva, përmban program nga Erik Satie, Edvard Grieg, Antonin Dvořák dhe kompozitori maqedonas Damjan Temkov.
Të mërkurën (12 nëntor) në orën 19:00, në ambientet e KIC Beograd do të prezantohet kuinteti i njohur frymor KONSONANS me: Maja Çanaqevic (kor anglez); Jana Kaevska (flautë); Zdravko Angelov (klarinetë) dhe Sashko Temellkovski (klarinetë bas). Në program do të interpretohen vepra nga Çajkovski, Bartok dhe Stravinski, si dhe vepra nga tre kompozitorë maqedonas – Canev, Çedomirski dhe Ilievski.