Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arti maqedonas prezantohet në Kinë përmes projektit “Tregime të zakonshme dhe të pazakonshme”

Arti maqedonas prezantohet në Kinë përmes projektit “Tregime të zakonshme dhe të pazakonshme”
Më 6 nëntor 2026, në M.Y Gallery në Guangzhou të Kinës, do të mbahet ngjarja kulturore “Tregime të zakonshme dhe të pazakonshme” e artistes figurative dhe dizajneres grafike maqedonase Hristina Zafirovska.
 
Ngjarja do të përfshijë ekspozitën me 22 ilustrime origjinale, prezantimin e librit me të njëjtin titull, autor i të cilit është shkrimtari maqedonas Gjorgji Krstevski, si dhe një video artistike të frymëzuar nga vepra letrare.
 
Përmes ndërthurjes së letërsisë, ilustrimit dhe mediave bashkëkohore vizuale, projekti krijon përjetim të ri artistik dhe prezanton kulturën letrare dhe vizuale maqedonase para publikut kinez.
 
Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe paraqet mundësi për promovimin ndërkombëtar të krijimtarisë bashkëkohore artistike maqedonase dhe shkëmbimin kulturor.

Accessibility Menu