QIK-u i Maqedonisë në Beograd do të presë ekspozitën "Prerje tërthore e skulpturës sipër" nga skulptori i njohur maqedonas Sllavço Spirovski nga sot (23 shtator) me ceremoninë e hapjes në orën 19:00 deri në mesin e tetorit. Ekspozita do të hapet nga drejtori i QIK Beograd, Prof. Dr. Vasko Shutarov dhe Toni Cifrovski, gazetar nga "Radion Maqedonase", i cili do të përshëndetë ngjarjen dhe do të lexojë pjesë të recensionit të artit nga Maja Çankullovska-Mihajllovska.
Kjo ekspozitë është prezantimi i parë solo i Sllavço Spirovskit në Beograd kurse projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Maqedonisë.
Sllavço Spirovski diplomoi në vitin 2006 në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, në drejtimin Pedagogji dhe Skulpturë, në klasën e Profesor Stanko Pavleski, si student i gjeneratës. Përveç galerive maqedonase, ekspozitat e tij personale janë prezantuar në Berlin, Sofje dhe Zagreb, dhe ka marrë pjesë gjithashtu në një numër ekspozitash grupore në Serbi, Bullgari, Kroaci, Liban dhe Itali.