Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov dhe zëvendëskryeministri i Qeverisë dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, nesër, të mërkurën (12.11.2025) në orën 10:00, në Qendrën për Dizajn dhe Inovacion – Dhoma publike, do të mbajnë fjalë në panelin e parë në kuadër të konferencës “E-75 – Bazë për zhvillimin e turizmit kreativ dhe qëndrueshmërinë e tij”, e cila është pjesë e Festivalit për zhvillimin e ekonomive kreative “Java e Dizajnit – Shkup 2025”.
Konferenca është pjesë e vizionit për zhvillimin e vendit tonë, që e ndërton turizmin mbi potencialin kreativ të qytetarëve të vet, trashëgiminë e pasur kulturore dhe infrastrukturën bashkëkohore.