Më 4 dhjetor (e enjte) 2025, në orën 18:30, në Qendrën Kulturore-Informative Maqedonase në Sofje do të mbahet koncerti i kvintetit të saksofonistëve “SaxClar”.
Ansambli përbëhet nga saksofonistët e njohur Stojan Dimov, Ninoslav Dimov, Goran Trajkovski, Grigori Angelov dhe Gjorgji Dimovski – një formacion unik kameral jo vetëm në Maqedoni, por edhe më gjerë.
Me aranzhimet e përgatitura posaçërisht nga Ninoslav Dimov për këtë ansambël jo-konvencional, muzikantët maqedonas do të prezantohen para publikut të Sofjes me një repertor të pasur që përfshin stile të ndryshme muzikore dhe do të kënaqë të gjitha shijet e artdashësve.
Në program janë vepra nga gjeni të muzikës: Wolfgang Amadeus Mozart, Johann Sebastian Bach, George Gershwin, Béla Bartók dhe Béla Kovács.