“Simfoni me lule” nga Orkestra e Manastirit “Diva”

“Simfoni me lule” nga Orkestra e Manastirit “Diva”

Në sallën e Filarmonisë së Maqedonisë në Shkup, mbrëmë u mbajt koncerti “Simfoni me lule (Flowers Symphony)”. Në skenë performuan Javorka Vitanova, Zana Abazi Ramadani (Kosovë) dhe Violeta Arsovska. Të ftuara speciale ishin Polina Taseva dhe Kamelija Dukova (violinë).

 

Gjatë mbrëmjes u interpretuan kompozimet “Caruso”, “Time to Say Goodbye”, “O Sole Mio”, “Parla più piano”, “Flower Duet” dhe këngë të tjera në përpunim simfonik. Çdo interpretim u prit me reagime të fuqishme dhe duartrokitje të gjata nga publiku, veçanërisht “Time to Say Goodbye” dhe “O Sole Mio”.

 

 

Accessibility Menu