Koncert i flautistes Fjolla Ramadani dhe pianistes Jasna Avramovska në Beograd

Koncert i flautistes Fjolla Ramadani dhe pianistes Jasna Avramovska në Beograd
Në Qendrën Kulturore të Beogradit, sonte në orën 18:00, Qendra Kulturore Maqedonase (QKM), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, organizon recital për flaut me Fjola Ramadanin, me shoqërim në piano nga Jasna Avramovska.
 
 
Veprimtarinë do ta hapin drejtori i QKM-së në Beograd, Vasko Shutaro, dhe redaktorja e programit muzikor të Qendrës Kulturore të Beogradit, Damjana Njegiq. Në program do të interpretohen vepra të Pier Sankanit, Sharl-Mari Vidorit, Franc Shubertit, si dhe vepra muzikore “Invencioni Sirinks” nga kompozitori ynë Tomisllav Zografski.
 
 
Flautistja Fjola Ramadani është diplomuar në Universitetin e Muzikës dhe Artit në Ankara, në klasën e profesorëve H. H. Turgaj dhe O. Uçar. Ajo është specializuar në kurse master në Paris dhe Stamboll. Ka fituar çmime të shumta në konkurse ndërkombëtare.
 
 
Pianistja Jasna Avramovska është diplomuar në klasën e prof. Snezhana Anastazova-Çadikovski dhe prof. Todor Svetiev në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup.
 
 
Ka përfunduar masterin në Akademinë e Muzikës “Panço Vladigerov” në Bullgari, në klasën e prof. Zheni Zaharieva. Ka interpretuar si soliste me orkestra vendase dhe të huaja, si dhe si anëtare e ansambleve në disa vende evropiane, në Turqi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Accessibility Menu