Më 23 shtator, në orën 20:00, në Qendrën Kulturore-Informative të Maqedonisë në Stamboll do të hapet ekspozita kolektive “Nga Maqedonia në Stamboll” e Shoqatës së Arteve Figurative “Draudakum” nga Gostivari.
Para publikut të Stambollit do të prezantohen vepra nga krijimtaria bashkëkohore figurative maqedonase, të realizuara në disa teknika – pikturë, skulpturë, grafikë, fotografi artistike dhe video-art.
Shoqata “Draudakum”, e themeluar në vitin 1999, për më shumë se dy dekada kontribuon në mënyrë aktive në afirmimin e autorëve të artit figurativ dhe në lidhjen e tyre me rrjedhat bashkëkohore artistike.
Ekspozita mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe ka për qëllim të kontribuojë në promovimin ndërkombëtar të krijimtarisë bashkëkohore maqedonase dhe në dialogun kulturor ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë.