“Kujt i intereson realiteti?” – motoja e “Makedoks”-it të 16-të nga 21 deri më 28 gusht

“Kujt i intereson realiteti?” – motoja e “Makedoks”-it të 16-të nga 21 deri më 28 gusht

Festivali i filmit dokumentar kreativ “Makedoks” do të hapet më 21 gusht me shfaqjen e dy filmave, filmit të shkurtër “Bardo” nga autorja çeke Vjera Çakanjova dhe filmit të gjatë “Vetëm në tokë” nga Robin Petre.

 

Në segmentin muzikor “Historitë e natës”, koncert do të mbajë kitaristi Muhamed Ibrahimi. Festivali "MakeDoks" do të mbahet deri më 28 gusht me program të shpërndarë në Kurshumli An, Muzeun e Maqedonisë, Suli An, QKM dhe "Laboratorium" në Shkup.

 

Motoja e "MakeDoks" të 16-të është "Kujt i intereson realiteti?". Në festival do të shfaqen 75 filma dokumentarë dhe pritet të marrin pjesë rreth 100 mysafirë nga jashtë vendit.

Accessibility Menu