Kolonia e 36-të e artit Galiçnik 2025 do të mbahet në Galiçnik nga sot deri më 18 gusht. Me orientim të qartë drejt trendeve bashkëkohore në artin vizual, kolonia vazhdon të ndërtojë platformë për produksion inovativ, ndërdisiplinor dhe konceptual.
Në koloni do të marrin pjesë: Nikola Radosavljeviq (Serbi) – video art, instalacione, Dejan Krstiq (Serbi) – art zanor, performancë, Krasimir Terziev (Bullgari) – art digjital, tekst, Kalina Dimitrova (Bullgari) – fotografi, qasje arkivore, Dalia Belosinof (Greqi) – poezi vizuale, instalacione, Maria Anvander (Austri) – ndërhyrje konceptuale tekstuale, Clara Vitt (Austri) – instalacione mediatike, fotografi, Renea Begolli (Kosovë) – vizatim dhe objekte kujtese, Lluka Soudan (Holandë) – kompozime audiovizuale, Ivanço Talevski (Maqedonia e V) – media të përziera, arkiv personal dhe Ana Vëçkova (Maqedonia e V) – kolazh digjital, fotografi.