Më 27 mars 2026, në Ditën Botërore të Teatrit, në skenën e madhe të Teatrit Popullor Maqedonas (MNT) do të mbahet premiera e shfaqjes së re të vallëzimit bashkëkohor „Mish i egër“.
Shfaqja është një adaptim skenik i veprës kult të dramaturgut Goran Stefanovski. Regjisor dhe autor konceptual është Borçe Naçev, koreografinë e kanë nënshkruar Aleksandra Koçovska-Naçeva dhe Elena Antonova-Petroviq, ndërsa muzika është krijim i kompozitorit Albin Sopa, i cili ndërton peizazhin tingullor dhe ndjek pulsin emocional të interpretimit.
Përmes vallëzimit bashkëkohor dhe teatrit fizik, shfaqja eksploron njeriun përballë frikës, varfërisë dhe erozionit moral. Trupi bëhet bartës kryesor i dramës, duke u shndërruar në pasqyrë të gjallë të shoqërisë dhe simbol të qëndrueshmërisë e njerëzimit.
Ky projekt është bashkëprodhim i MNT dhe ART KULT-URA!, me mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, dhe paraqet një interpretim skenik bashkëkohor e të angazhuar me një mesazh të qartë për rolin e teatrit si hapësirë për reflektim dhe katarsis.
Biletat janë të disponueshme online në www.mnt.mk dhe në sportelin e MNT.