QKI në Beograd organizon koncerte muzikore në Beograd dhe Novi Sad me treshen „Nova“

QKI në Beograd organizon koncerte muzikore në Beograd dhe Novi Sad me treshen „Nova“

Qendra Kulturore-Informative e Maqedonisë në Beograd, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, organizon koncerte me treshen e sapoformuar „Nova“, e përbërë nga artistë maqedonas të afirmuar në arenën ndërkombëtare: bas-baritoni Ivan Naumovski, Jordan Petrushevski në piano dhe Gjorgji Petrushevski në oboe dhe korno angleze.

 

I pari nga dy koncertet e planifikuara në Republikën e Serbisë, me titull „Nata Mesdhetare“, do të mbahet sot në orën 21:00 në Qendrën Kulturore të Beogradit, në hapësirën galerike ARTGET, ndërsa koncerti i dytë është planifikuar të mbahet nesër, më 7 korrik, në orën 20:00 në Qendrën Kulturore të Novi Sadit. Në të dy koncertet, artistët maqedonas do të përshëndeten dhe do t’i prezantojë para publikut të Beogradit dhe Novi Sadit drejtori i KIQ-it në Beograd, Vasko Shutarov.

 

Për koncertet, për të cilat publiku në Serbi ka shfaqur interes të madh, është paraparë një program me vepra të njohura të Claude Debussy, Astor Piazzolla, Francesco Paolo Tosti, Edward Elgar, Nino Rota, Ennio Morricone, Eduardo di Capua, Consuelo Velázquez, Agustín Lara, Alfons Weindorf, Carl Millöcker dhe Franz Lehár, si dhe një bllok me përpunime të këngëve të njohura popullore maqedonase, si: „Mos e shit, Koljo, çifligun“, „Thuaj, thuaj moj e dashur Stano“, „Jovano, Jovanke“ dhe „Vajza maqedonase“.

Accessibility Menu